Pesë pacientë me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, ka njoftuar IKSHPK-ja të martën. Ndërkohë janë konfirmuar 168 raste të rejka me koronavirus.
Numri i të shëruarve ishte i përafërt – 157.
Në Prishtinë prapë ka pasur raste të shumta me COVID-19, gjithej 91. Në Podujevë janë 11 raste, kurse në Ferizaj dhjetë.
Në spitalet e klinikat në kuadër të SHSKUK-së janë duke u trajtuar 541 pacientë për COVID-19, prej tyre 291 janë të konfirmuar me COVID-19. 16 nga ta janë në respiratorë.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2923857341075584