Në Pejë gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit të Spitalit po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, prej tyre 59 janë të konfirmuar si pozitivë. Nga ta 20 janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje të rëndë.

Reklama e sponzorizuar

Është njoftuar se nga personeli pesë mjekë janë të infektuar me COVID-19, shtatë infermierë dhe dy bionxhinierë.