Formohet komisioni për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës ka formuar komisioni ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari.

Formimi i këtij këshilli është shtyrë në disa mbledhje të kabinetit.

Fillimisht për kryesuese të këtij komisioni është propozuar zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimi por që e njëjta disa herë ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me anëtarët e këtij komision.

Reklama e sponzorizuar

Ky komsion do të kryesohet nga zv.kryeministri Besnik Tahiri. Ai kërkoi që në këtë komision të gjitha institucionet përkatëse të përfaqësohen nga ministrat e jo nga zyrtarë të tjerë.