Gjermania i dorëzon Kosovës një sasi tjetër ndihmash për luftimin e COVID-19

Gjermania ka dorëzuar një ndihmë me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19.

Në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK morën pjesë Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Pajisjet janë dedikuar për SHSKUK-në dhe institucionet shëndetësore që janë duke luftuar COVID-19.

Në kontingjent përfshihen 17 mijë maska FFP/N95, 5500 pako me doreza nitrile të madhësive të ndryshme, 3700 litra dezinfektues. Këto pajisje janë dhuruar nga shteti i Gjermanisë.

Reklama e sponzorizuar

Zemaj ka falënderuar Gjermaninë dhe BE-në për ndihmën që po i japin Kosovës për luftimin e COVID-19. Ai tha se profesionistët shëndetësorë janë mirënjohës për këtë përkrahje,

Ambasadori Rohde tha se ky kontribut është bërë nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësorë, ndërsa ai ka shfrytëzuar rastin të këshilloi qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19.