Kryetari i Mitrovicë, Agim Bahtiri ka vendosur që nga kjo e diel (23/08) të gjitha bizneset në këtë qytet të mos punojnë.
Deri te ky vendim ka ardhur pas kërkesës së 56 bizneseve në këtë komunë lidhur me këtë çështje, përcjellë Klan Kosova.
“Pas shqyrtimit të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve, për caktimin e ditës së diel pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasyshë kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim. Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune në Facebook.