A e dini sa kushton një paketë cigare në Australi?

Australia është praktikisht vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë cigare, me një paketë që, siç transmeton Shqip, kushton tani 25,38 dollarë amerikanë pas rritjes së fundit të taksave.

Markat e njohura janë edhe më të shtrenjta, e në rastin e tyre, duhanpirësve u duhet të paguajnë 29,39 dollarë pasi akciza e duhanit u rrit për të dytën herë brenda vitit me 12.5 për qind. Që do të thotë se ata që pinë një paketë cigare në ditë do të shpenzojnë 9.350 dollarë në vit për vesin e tyre- më shumë se kudo tjetër në botë.

Vitin e kaluar, kostoja mesatare e një pakete Marlboro me 20 cigare kushtonte rreth 20 diollarë në këtë vend; pas tij, më i shtrenjtë duhani ishte në Zelandën e Re, Irlandë, Norvegji dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Reklama e sponzorizuar

Ligjvënësi vendas Michael Johnsen, që e ka pirë duhanin për 40 vjet, i tha radios 2 GB se duhet bërë më shumë për të inkurajuar përdorimin e cigareve elektronike, – një alternativë që sipas tij, është më e lirë dhe më e sigurt. Përpos kësaj, sipas Johnsen, kjo mund të jetë dhe një mënyrë e mirë tranzicioni për ata që duan ta lënë duhanin, por e kanë të vështirë.