Koronavirusi ka vënë në qendër të vëmendjes se sa e vështirë është të rritësh fëmijë dhe të bësh karrierë njëkohësisht.
Sipas hulumtimeve të reja të përpiluara nga blogerët Asher & Lyric, SHBA-ja nuk është vendi më i mirë për të rritur një familje. Në fakt, ajo renditej si një nga vendet më të këqija për të rritur një familje, veçanërisht për numrin e vrasjeve në shkollat e mesme dhe koston e lartë të kujdesit për fëmijët.
Blogerët renditën 35 vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në rreth 1.000 faktorë me peshë të cilat mund të kategorizohen si më poshtë
Siguria (shkalla e vrasjeve për frymë)
Kostoja (% e të ardhurave neto që shkon drejt kostove të kujdesit për fëmijë, kostot e kujdesit shëndetësor)
Lumturia (anketimi i Raportit të Lumturisë Botërore, rezultati i pabarazisë në indeksin GINI të renditur nga Banka Botërore)
Shëndeti (shkalla e vdekshmërisë së nënave, pjesa e popullsisë e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit mbi kufijtë e OBSH)
Edukimi (shkalla e regjistrimit në shkollë, ecuria e leximit dhe matematika e 15-vjeçarëve)
Koha (orët mesatare që punojnë të rriturit në vit ashtu siç mblidhen nga OECD)
Duke pasur parasysh këto faktorë, 5 vendet e para ku është më e lehtë të rrisësh një familje janë Luksemburgu, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda./SCAN-TV/
Burimi: Business Insider