Bie indeksi i kostos së ndërtimit

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) ka pesuar rënie për (-0.1%) në tremujorin e dytë 2020, krahasuar me atë të parin të 2020-tës. Rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %) dhe energjia (-1.8 %).

Sipas raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës, rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë (0.5%) dhe te materialet (0.2%).

Krahas kësaj ngritje pati te transporti (8.0%); makineritë (1.7%); dhe kostot e tjera (0.2%). /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar