Ish-Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Gani Dreshaj, nga ajo që ka deklaruar në Agjencinë Anti-Kurrupsion duket se është ndër zyrtarët më me së shumti tokë të privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Qindra hektarë tokë ka deklaruar Dreshaj se ka privatizuar pas luftës. Në total mbi 130 hektarë tokë bujqësore, përjashto këtu edhe një tokë tjetër të privatizuar, por që Dreshaj nuk ia ka shënuar sipërfaqen.
Nuk dihet çmimi i privatizimit përveq vlerës aktuale në treg të këtyre tokave.
Kështu, një sipërfaqe prej 80 hektarësh, të cilën Dreshaj e ka privatizuar në vitin 2006, ka deklaruar se ka vlerë 10 milionë euro. Po këtë vit Dreshaj ka deklaruar se ka privatizuar edhe një tokë bujqësore në një sipërfaqe prej mbi 40 hektarësh të cilën e ka vlerësuar se ka vlerë në treg 5.8 milionë euro.
Dreshaj ka privatizuar edhe 3 toka tjera bujqësore, njëra rreth 9 hektarë kurse tjetra më pak se 1 hektar, kurse për njërën nga to nuk e ka shkruar fare sipërfaqen.
Ndryshe, edhe shefi i Dreshajt në AAK, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se ka privatizuar 200 hektarë tokë.
Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së Blerim Rexha, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati deklaruar se ka pasur raste kur tokat janë privatizuar me 1 euro ari. /Buletini Ekonomik/