Mbledhja e Komisionit për Legjislacion e paraparë të mbahej sot, është shtyrë për një ditë tjetër, raporton Ekonomia Online.
Arsyeja e shtyrjes ishte zhvillimet politike që kanë ndodhur ditën e sotme.
Në këtë komision ka qenë në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe intervistimi i kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.