Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, leku humbi terren lehtë me euron, ndërsa forcoi pozitat ndaj monedhave të tjera të huaja krahasuar me një ditë me parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.86 lekë ose 0.03 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
Monedha e gjelbër amerikane humbi 0.97 lekë dhe këmbehet me 105.01 lekë.
Leku forcoi pozitat sot edhe ndaj paundit britanik e frangës zvicerane të cilat këmbehen respektivisht me 137.23 lekë dhe 115.74 lekë.
Monedha britanike u zhvlerësua me 0.39 lekë dhe franga zvicerane humbi 0.35 lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.