Dështon seanca ku pritej të votohej Projektligji që mundëson tërheqjen e 10% në Trust

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të mbahet seanca e paraparë për votimin në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19.

Osmani ka thënë se në mungesë të kuorumit kjo seancë nuk do të mbahet.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, ajo ka bërë thirrje që të ketë më shumë deputetë në seancën tjetër që pritet të fillojë nga ora 12:00, në të cilën do të votohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.