Komisioni për buxhet e financa s’u jep mbështetje rekomandimeve për Projektligjin e rimëkëmbjes

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Raportit me rekomandime për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në lexim të dytë në këtë Komision.

Reklama e sponzorizuar

Kësisoj, projektligji nuk mund të procesohet sot për votim në shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim, e as ata të PDK-së që kanë vendosur që për një javë të shtyjnë aktivitetet në Kuvend për shkak të zhvillimeve në Speciale.

Për sot ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që u mundëson qytetarëve edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti.

Më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë.