Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më datën 19-20 dhjetor rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, “Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara.
Kjo pasi ndërmarrja “Prishtina Parking” po fillon me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vendparkingjeve në zonën qendër.
Komuna ka kërkuar që qarkullimi dhe parkimi i veturave të planifikohet sipas kësaj informate.