223 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

223 persona kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Ai ka bërë të ditur se 342 pacientë janë shëruar.

Duke mos dhenë shifrat e tjera, Zemaj i ka përfshirë statistikat në një postim në Facebook, në të cilin ka treguar se po vendoset rezervuari 10 tonësh i oksigjenit në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

Sipas tij, situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme.

Reklama e sponzorizuar

“Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme”, ka shkruar ai.