Pas një rënie të theksuar, Bitcoin sërish i është rikthyer fitimeve.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me rreth 54 mijë dollarë.
Në fund të muajit shkurt, Bitcoin kishte arritur në vlerën e 58,354 dollarëve deri sa një javë më vonë ishte zhvlerësuar me 15 mijë dollarë.
Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.
Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.65 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.