Sipas anketës së fuqisë punëtore përpiluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 36.7 për qind e të rinjve nga mosha 15 deri 24 vjeç punojnë pa kontrata. Përveç kësaj, sipas statistikave të ASK 84.3 për qind e masës së përgjithshme të të anketuarve kanë kontrata individuale.
Nga rezultatet e anketimit ka dalë se kontratat që lidhen janë të përkohshme në një masë prej 91 për qind, ndërkaq punëtorë me sigurime janë vetëm 11.9 për qind. Punësimi sipas ASK është i paqëndrueshëm dhe e përfshin vetëm 20.7 për qind të popullsisë. /Buletini Ekonomik