30% e qytetarëve kanë më pak se 2 euro për konsum ditor

Sipas statistikave zyrtare, rreth 8-10 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfërinë e skajshme dhe rreth 20 për qind e njerëzve jetojnë në zonën e varfërisë që do të thotë se rreth 30 për qind e popullatës në Kosovë janë në një farë mënyre në zonën e rrezikshmërisë të varfërisë dhe në të njëjtën kohë edhe në zonën e përjashtimit social.

Shprehur në shifra, rreth 30% e qytetarëve kanë më pak se 2 euro për konsum ditor, përcjell Buletini Ekonomik.

Të dhënat për skemën e ndihmës sociale (SNS) përkatësisht për familjet e varfra për muajin janar, ndihmën sociale e kanë shfrytëzuar gjithsej 25.186 familje, me 102.595 anëtarë të familjes.

Reklama e sponzorizuar

Ndihma sociale më e ulët është 60 euro, kurse më e larta 180 euro.