“Smart Home” vlen 68 miliardë euro në të gjithë botën

Tregu i sendeve inteligjente ”Smart Home” vlen 68 miliardë euro në të gjithë botën, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.

Këto janë rezultatet e raportit të parë të përgatitur nga Qendra e Studimit TIM.

Reklama e sponzorizuar

Tregu global i ”Smart Home” do të arrijë 110 miliardë euro më 2023, me një rritje mesatare vjetore prej rreth 17%.

SHBA-ja dhe Kina janë tregjet kryesore dhe u rritën me 20 dhe 40% përkatësisht në 2019 dhe për vitin 2020 rritja pritet të mbetet e pandryshuar.

Në Evropë, vendet me vlerën më të lartë të tregut janë Gjermania dhe Anglia me afërsisht 3,2 miliardë euro. \ atsh