Në tregun valutor të Shqipërisë, dollari amerikan blihet 102.5 lekë dhe shitet 103.3 lekë. Euro blihet 122.8 lekë dhe shitet 123.3 lekë ndërsa franga zvicerane blihet 110.6 lekë dhe shitet 111.7 lekë. Paundi britanik blihet 140.9 lekë dhe shitet 142 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë rezulton se dollari amerikan ka njohur një rënie të lehtë ndërsa euro ka njohur një rritje, po ashtu të lehtë. Franga zvicerane ka një rënie të konsiderueshme me 0.5 lekë ndërsa paundi britanik është rritur me 0.2 lekë në blerje./Scan tv/