Një tip i ri i termocentraleve me gaz që nuk liron gazra serrë në atmosferë është duke u ndërtuar në SHBA, duke hapur kështu rrugën, potencialisht, për njësitë prodhuese që të vazhdojn të djegin gaz natyral pa kontribuar në ngrohjen globale.
Net Power është kompania e cila synon që të ndërtoj dy termocentrale të gazit natyral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të gjitha emetimet do të kapen dhe do të futen nëntokë.
Kompania, që është ende në faza fillestare “start-up”, kishte lincesuar teknologjinë e saj tek zhvilluesi 8 Rivers Capital LLC, që do të angazhohet me gjigantin e fushës së bujqësis Archer – Daniels – Midlands Co., për të zëvendësuar disa nga emetimet e impianteve të thëngjillit në shtetin e Illinois.
Për termocentrale të tjera, 8 Rivers është duke punuar me Southern Ute Indian Tribe Groëht Fund në Kolorado.
Kompania veçse ka ndërtuar impiantin e saj fillestar me këtë teknologji, prodhon afro 25MW, ndërsa dy projektet të shkallës komerciale pritet që te kënë kapacitet prej 280MW
Të dy projektet do të desejnohen dhe zhvillohen këtë vit, për të cilat 8 River thotë që nevojiten shpenzime në vlerë prej dhjetra miliona dollar, ndërsa një vendim përfundimtar për të vendosur se a do të vazhdohet me këto impiante pritet që të merret në 2022.
Teknologjia e Net Power përdor një lloj të ri turbine për të djegur gazin natyror në oksigjen, sesa në ajër.
Si rezultat i kësaj, termocentrali prodhon vetëm dioksid karboni dhe ujë si nënprodukte.
Në këtë mënyrë, uji mund të ngrihet jashtë nga përzierja dhe rrjedha e dëlirë e CO2 për t’u groposur më pastaj në bunarë të naftës apo gazit apo strukturave të ngjashme gjeologjike.
Një avantazh tjetër i përdorimit të oksigjenit është që termocentralet e Net Power nuk prodhojn asnjë emetim të azotit, që do të shkaktonte ndotje lokale të ajrit.
Kompania ka ndërtuar një impiant fillestar por funksional në Teksas qysh në 2018, i cili mund të gjeneroj diku 25 megavat energji.
Tutje, termocentralet në Illinois dhe Kolorado duket se do të jenë termocentralet e para të shkallës komerciale nga kompania Net Power. Secili termocentral do të ketë kapacitetet e nevojshme për të prodhuar 280MW energji elektrike.
Termocentrali i Koloradës poashtu pritet që të përdor ajrin për të ftohur operacionet, gjë që Net Power thotë që se do të ulë sasinë e ujit për këtë proces në 0.
“Projektet e mëdha duan kohë”, është deklaruar Cam Hosie, drejtori ekzekutiv i 8 Rivers.
“Gjëja më e rëndësishme për adoptimin e shpejtë të kësaj teknologjie do të jetë që projektet e para të jenë të suksesshme”, shtoj ai tutje.
Ambientalistët sërish skeptik në lidhje me teknologjinë që promovon djegien e vazhdueshme të gazit natyral
Hosie poashtu tha se një duzinë e termocentraleve të tjera të Net Power janë në faza të ndryshme të zhvillimit, me disa të planifikuara që të ndërtohen edhe jashtë SHBA.
Termocentrali i Illinois do të vendos emetimet e saj në një bunar të CO2 tashmë ekzistues, që aktualisht varros emetimet të një impianti prodhimi të etanolit.
Ndërsa termocentrali i Kolorados ende nuk ka vendosur se ku do të vendos emetimet e saj, mirëpo 8 Rivers thotë që hapësira e termocentralit është afër një tubacioni të CO2 që zgjatet në një zonë të disponueshme për të magazinuar karbon.
Ndonëse termocentrali nuk do të prodhoj ndotje, ambientalistët janë të shqetësuar rreth përdorimit të vazhduar të gazit natyral. Prodhimi dhe transportimi i burimeve fosile sërish çon në emetime, gjë që kompanitë që mbështeten në gaz natyral do të duhet të mitigojnë.
Të dy termocentralet do të kenë akses në kredi tatimore të SHBA që arrinë shuma prej 50 dollar për çdo ton CO2 të futur nëntokë.
Sikur në rastin e energjisë solare dhe asaj me erë, krediti synon që të subvencionoj fazat e hershme të teknologjive klimatike deri sa ato do të mund të konkurrojnë me termocentralet ekzistuese që djegin burime fosile.
Tutje, secili nga termocentralet pritet që të kap vlerën e kostos më shumë se 500 milion dollar, gjë që 8 Rivers the partnerët e saj do të synojn që të rrisin para afatit të vendimit për investim.
“Mënyra për të arritur zero emetime me një bollëkun e gazit natyral që kemi ne, bënë që Net Power të jetë zgjidhja”, tha Ron Degregorio, drejtori ekzekutiv i Net Power. /kosovo.energy/