Gratë në mbarë botën kanë humbur 800 miliardë dollarë vitin e kaluar

Rënia ekonomike nga COVID-19 ka qenë shkatërruese për gratë.

Miliona gra në gjithë botën kanë qenë të prekura nga humbjet e vendeve të punës, me shumë të tjera të cilat kanë mbetur me barrën e ndërprerjes së arsimit dhe kujdesit për fëmijët.

Në gjithë botën, gratë kanë humbur së paku 800 miliardë të hyra vitin e kaluar, duke u bazuar në raportin e Oxfam International.

Reklama e sponzorizuar

“Rënia ekonomike nga pandemia COVID-19 ka pasur ndikim të madh te gratë të cilat janë të prezantuara joproporcionalisht në sektorë të ndryshëm, duke marrë paga më të ulëta”, thotë raporti. “Gabim apo e drejtë, shtetet po i trajtojnë vendet e punës së grave të padisponueshme duke bërë që së paku 800 milionë dollarë të kushtojë e gjithë kjo”.

Në një skemë botërore, më shumë se 64 milionë gra kanë humbur vendin e punës gjatë vitit të kaluar. Ky është 5 për qind e të gjitha grave që kanë një vend pune, krahasuar me 3.9 për qind të meshkujve.

Edhe para pandemisë gratë kanë vuajtur nga diskriminimi në rroga dhe paga. Në mbarë botën, gratë paguhen 77 centë për 1 dollar sa meshkujt marrin.