Ekzekutohen pagesat për grupin e parë të punëtorëve që përfituan nga subvencionimi i pagave

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur e sot kanë ekzektuar pagesat për grupin e parë të punëtorëve që kanë përfituar nga subvencionimi i pave.

Këto pagesa vijnë vetëm një ditë nga mbyllja e afatit për aplikim për subvencionim të pagave si masë mbështëtëse e ekonomisë së vendit nga Qeveria.

Reklama e sponzorizuar

Murati përmes një shkrimi në facebook, tutje theksoi se Komisioni është duke shqyrtuar edhe aplikacionet tjera në vazhdimësi, në mënyrë që edhe pagat për grupin tjetër të procesohen të premten. /Buletini Ekonomik/

Postimi i plotë i ministrit Murati:

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.