Çmimet e arit janë rritur sipër nivelit psikologjik prej 1,900 dollarë për onz në tregtinë e së Mërkurës, mbështetur nga dollari i dobët dhe rritja e shqetësimeve mbi inflacionin.
Norma spot e arit u rrit me 0.3% në tregtinë e sotme në 1,904 dollarë për onz, që është niveli më i lartë që prej datës 8 Janar.
Analistët thonë se po ndihmon dollari i dobët dhe se presionet inflacioniste po shërbejnë si faktorë më i madh, pasi ari përdoret si mbrojtës ndaj inflacionit.
Sipas ekspertëve, Rezerva Federale do vazhdojë të mbajë interesat e ulëta, ç’ka do të rëndojë tek dollari dhe nxisë metalin e çmuar. Dollari tregtohej në nivelin më të ulët në 4 muaj e gjysmë kundër valutave rivale, duke e bërë arin më të lirë për mbajtësit e valutave të tjera. Interesat e Thesarit në SHBA qëndronin në nivelin më të ulët në 2 javë, duke ulur koston oportune të mbajtjes së arit, që nuk ka një normë të interesit.
Investitorët presin të dhëna kryesore ekonomike në SHBA më vonë gjatë Javës, përfshirë mbi Produktin e Brendshëm Bruto dhe shpenzimet konsumatore./Scan tv/