Zyrtarisht e quajtur Certifikata Digjitale e Gjelbër e BE, apo në gjuhën origjinale EU Digital Green Certificate, vendet e tjera pritet t’i bashkohen deri në 1 korrik, pasi funksionet të shpërndahen në të gjithë kontinentin.
Tashmë, janë 16 shtete që kanë nisur të përdorin ‘Certifikatën digjitale COVID për BE’ të quajtur EUDCC që i lejon qytetarët të udhëtojnë lehtësisht nga njëri kufi tek tjetri, transmeton lajmi.net.
Komisioni Evropian thotë se këto 15 shtet anëtare – Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia dhe Spanja, – janë kyçur në këtë sistem dhe kanë nisur tashmë të lëshojnë certifikatat e para.
Këtyre shteteve i është bashkuar edhe Islanda, e cila u bë vendi i parë i grupit të 4 shteteve të Zonës Ekonomike Evropiane, që i bashkohet kësaj skeme.
Zyrtarisht e quajtur Certifikata Digjitale e Gjelbër e BE, apo në gjuhën origjinale EU Digital Green Certificate, vendet e tjera pritet t’i bashkohen deri në 1 korrik, pasi funksionet të shpërndahen në të gjithë kontinentin.
Certifikatat vihen në dispozicion në letër ose në formë digjitale pa asnjë kosto shtesë.
Plani i BE është që ky sistem i përveçëm të mundësojë udhëtimin e sigurt duke bërë që kjo kartë apo lejekalim të verifikojë statusin shëndetësor të udhëtarit – qoftë kjo me anë të vaksinimit, një testi të kohëve te fundit me rezultat negativ, apo një provë tjetër se virusi është kaluar.
Më shumë se 20 shtete e kanë testuar këtë sistem me sukses, thotë Komisioni Evropian i cili shton se projekti u vu në zbatim pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Parlamentit dhe Këshillit Evropian.
Certifikata u bë zyrtarisht pjesë e legjislaturës së BE në një kohë rekord prej 62 ditësh, më 14 qershor.
Deri më tani vaksinat e pranuara nga BE janë: Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford University, Moderna, and Johnson & Johnson.