Shteti ndan 471 mijë euro për zgjedhjet në veri

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Zgjedhjet e parakohshme do të organizohen në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Përveç Listës Serbe, në këto zgjedhje do të garojë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë partia e kryeministrit Haradinaj ka zgjedhur që të mos i futet kësaj gare.