Aktivistë nga gjithë Ballkani bashkohen për të mbrojtur lumenjtë e rajonit nga hidrocentralet

Aktivistë nga më shumë se 20 organizata mjedisore nga Balkani janë mbledhur në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, këtë vikend për të bërë fushatë kundër digave hidroelektrike në rajon.

Përfaqësues nga grupet e gjelbra nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Mal i Zi dhe Serbia, kanë formuar një shoqatë me moton ‘Të mbrojmë lumenjtë e Ballkanit’, për të aplikuar presion në ligjvënësit respektiv për të ndaluar digat.

Ndryshe, në dekadën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor është parë një shërthim i ndërtimit të hidrocentraleve të vogla, me anë të subvencioneve qeveritare për projekte të energjisë së ripërtëritshme dhe kontrata të garantuar për të blerë energjinë e prodhuar elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“I gjithë Ballkani është duke u sulmuar”, ka thënë Robert Oroz, organizata e të cilit është duke u përpjekur për të ndaluar vendosjen e një dige në lumin Zeljeznica në qender të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mirëpo, tëksa aktivistë ishin mbledhur tek një lum në Sarajev, një grup protestuesish, që thonë se ishin të punësuar nga kompanitë që prodhonin pjesët e hidrocentraleve, tentuan që të ndërprejnë konferecnën për shtyp për shpalljen e shoqatës së re të gjelbër.

“Kjo lëvizje në Ballkan është unike në Evropë”, tha Anes Podic, nga Eko-Akcija e Sarajevës.

“Nëse nuk do të ishin aktivistët, të gjithë lumenjtë tanë që moti do të ishin në cemento”.

Në Ballkan ende nuk është regjistruar një parti e gjelbër politike, organizata mjedisore në Serbi përgatiten që të garojnë në zgjedhjet lokale

Aktivisitët mjedisor gradualisht janë duke u bërë një forcë e respektuar në rajon, gjersa akoma asnjë parti e gjelbër politike nuk është regjistruar.

Ndërkaq, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, Kroacia, po udhëheq rrugën, me kryetarin e ri të Zagrebit që është për një kohë të gjatë akvisitë i gjelbër.

Në Serbi, disa organizata mjedisore kanë formuar aleanca dhe janë duke u përgatitur që të garojnë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

“Thjesht, njerëzit janë mbledhur rreth diçkaje që nuk është duke i ndarë ata”, tha aktivisti mjedisor Serb, Aleksandar Jovanovic Cuta.

“Mbrojtja e natyrës është vetëm një tem e cila ka kuptim për njerëzit pas 30 viteve të pashpresës”, tha ai, duke i’u referuar një periudhe të luftërave në Ballkan gjatë viteve 1990.