Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca gjatë senacës së djeshme tha se ky projektligj është miratuar në parim.
“Me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, miratohet në parim Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, ka thënë Konjufca.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që të mbahet edhe një seancë që të miratohet shqyrtimi i dytë i rishikimit të Buxhetit më 28 korrik.











