Në Kosovë terminet për aplikim për vizë në Ambasadën e Gjermanisë shiten nga 500 euro

Disa persona (agjenici) të caktuar u kanë ofruar termin porse për këtë u kanë kërkuar shumë të majme parash.

Të shumtë kosovarë dëshirojnë që në një të ardhme të shkurtë, të emigrojnë në Gjermani, për të jetuar dhe punuar. Por një problem i madh që po prek qytetarët janë terminet në Ambasadën e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Gjermani – Kosove

Edhe sot, shumë të rinjë thonë se kanë tentuar të aplikojnë tek web-faqja për termine, por është “Error”, pra nuk funksionon. Ky problem është faktik dhe qytetarët po ankohen për këtë pamundësi.

Reklama e sponzorizuar

Ajo që vlen të theksohet është se nga mos-funksionimi i webit, shumë të rinjë kosovarë po zgjedhin rrugë alternative, për t’u pajisur me një termin në Ambasadë, transmeton tutje albinfo.ch.

Disa aplikantë kanë treguar se disa persona (agjenici) të caktuar u kanë ofruar termin porse për këtë u kanë kërkuar shumë të majme parash.

Njëri prej tyre ka treguar për Kallxo.com, se për sigurimin e terminit i janë kërkuar 500 euro.

Mësohet se ofruesi i terminit i ka thënë qytetarit se në rast se sigurimi i terminit dështon atëherë paratë kthehen.

Ndërkohë, gjatë ditës është rregulluar web-faqja ku qytetarët mund të aplikonin për termin porse më nuk kishte termine të lira.

E të shumtë thonë se agjencionet po rezervojnë termine të shumta, për t’i shitur pastaj me të holla qytetarve kosovarë./albinfo.ch/