Mbi 23 miliardë dollar janë shpenzuar më 2020 për blerjen e videolojërave në Evropë. Cila videolojë është shitur më së shumti?
Më 2019 shitja e videolojërave është rritur rreth 3 për qind krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që me 2020 kjo përqindje është dukshëm më e madhe krahasuar me vitin paraprak. Në fakt, deri më tash rritja më e madhe e shitjes së videolojërave është shënuar pikërisht më 2020, pasi që kjo rritje ishte për 22 për qind më e madhe krahasuar me vitin 2019.
ISFE (Interactive Softëare Federation of Europe dhe EGDF (European Games Developer Federation) i kanë lansuar këto të dhëna në bashkëpunim me shtëpitë më të mëdha të videolojërave.
40 për qind të lojërave janë blerë online, 40 për qind nëpërmjet aplikimit dhe 20 për qind janë blerë nëpër shitore.
Eksporti i videolojërave ka arritur në një milliard dollar.
Lojrat më të shitura më 2020 kanë qenë:
- FIFA 21 (Electronic Arts)
- Grand Theft Auto 5 (Rockstar)
- FIFA 20 (Electronic Arts)
- Call of Duty: Black Ops Cold Ëar (Activision Blizzard)
- Animal Crossing Neë Horizons (Nintendo)
- Tom Clancy’s Rainboë Six Siege (Ubisoft)
- Call of Duty: Modern Ëarfare (Activision Blizzard)
- Assassin’s Creed Valhalla (Ubisoft)
- Red Dead Redemption 2 (Rockstar Games)