Zeka: Qeveria të mbështet bizneset e afektuara nga masat kufizuese

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Një ndër pikat është edhe kufizimi i disa sektorëve, duke veçuar gastronominë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se ka pas ndërgjegjësim të vogël për vaksinim.

Reklama e sponzorizuar

“Tani po hyjmë në situatë të re dhe duhet shikuar se si të mbështetet bizniset që do të afektohen nga vendimi i qeverisë për kufizim të veprimtarisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij duhet menduar se çka do të ndodh pas 13 shtatorit.

Ai ka përmendur edhe grumbullimin e njerëzve në tubimet e fushatës para zgjedhore nga partitë politike dhe kjo do të mund të ndikojë negativisht.