Kushtet për të udhëtuar përmes aeroportit të Tiranës

Jet aircraft landing at Tirana, Albania 3D rendering illustration. Arrival in the city with the glass airport terminal and reflection of the plane. Travel, business, tourism and transport concept.

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njoftoi sot për masat e reja AntiCovid të aplikuara për udhëtarët që shfrytëzojnë këtë aeroport.

Pas rritjes së infektimeve me Covid-19, Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri bëri me dije masat e reja ditën e djeshme.

Ndër masat e marra, u vendos që prej datës gjashtë shtator për të gjithë qytetarët që do të hyjnë drejt Shqipërisë do t’u duhet të plotësojnë tri kushte, të kenë pasaportën e vaksinimit, testin PCR ose testin e shpejtë, ose një provë të kalimit të virusit të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Reklama e sponzorizuar

Këto masa i ka shpërndarë edhe aeroporti ‘Nënë Tereza’ për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt vendit tonë, ndërkohë që nga këto rregulla përjashtohen fëmijët deri në 6 vjeç.

Njoftimi i plotë i TIA:

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.

Faleminderit për bashkepunimin,
Tirana International Airport