SHERK: Ministri Lluka bllokon zhvillimin e projekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë

Shoqata e Energjisë së Ripërtëritshme (SHERK) shpreh shqetësimet lidhur me politikat zhvillimore të burimeve të ripërtëritshme të energjisë nga ana e minisitrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili sipas shoqatës, vazhdon bllokimin e zhvillimit të projekteve nga BRE në mënyrë të kundërligjshme.

thotë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një procesi të hapur fillimisht ka përgatitur projekt udhëzimin adminsitrativ për riorganizimin e caqeve të BRE-ve për vitin 2019-2020, dhe të njëjtin sipas procedurave ligjore e ka vendosur në konsultim publik me datë 29 janar të këtij viti, por pas tre ditë me kërkesë të ministrit Lluka i njëjti udhëzim është tërhequr nga konsultimi publik me arsyetimin e rishikimit të disa kuotave.

Reagimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Shoqate e Energjisë së Ripërtëritshme (SHERK) shpreh shqetësimet lidhur me politikat zhvillimore të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë nga ana e minisitrit Lluka i cili vazhdon bllokimin e zhvillimit të projekteve nga BRE në mënyrë të kundërligjshme.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një procesi të hapur fillimisht ka përgatitur projekt Udhëzimin Adminsitrativ për riorganizimin e caqeve të BRE-ve për vitin 2019-2020, dhe të njëjtin sipas procedurave ligjore e ka vendosur në konsultim publik me datë 29.01.2019. Pas tre ditë me kërkesë të ministrit Lluka i njëjti Udhëzim është tërhequr nga konsultimi publik me arsyetimin e tij kinse për rishikim të disa kuotave, konsiderojmë se veprimi i tërheqjes është bërë paarsyeshëm.

Përmes kësaj deklarate për opinion, shprehim shqetësimin dhe indinjatën për veprimet e tilla nga ana e ministrit të Zhvillimit Ekonomik i cili duhet të jetë bartës i politikave të zhvillimit me theks të veçantë të sektorit të energjisë së ripërtëritshme. Në takimet me përfaqësuesit e investitorëve të Energjisë së Ripërtëritshme në vazhdimësi është zotuar se do të lëshoj në konsultim publik Udhëzimin Admnistrativ për riorganizimin e caqeve të BRE, vazhdon në mënyrë të paarsyeshme hedhjen ne diskutim publik dhe në të njëjtën kohë ky veprim pengon zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm dhe strategjik në Kosovë.

SHERK konsideron se, është detyrë dhe përgjegjësi e Ministrit të MZHE-s që të zbatoj legjislacionin e Kosovës në fuqi dhe të Komunitetit të Energjisë që të zbatoj obligimet ligjore që dalin nga Direktivat e Bashkimit Evropian, dhe të arrihet plotësimin i caqeve të detyrueshme prej 25 % deri në vitin 2020, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga BRE.

SHERK, përmes kësaj komunikate përveç që është e shqetësuar për mosgatishmërinë e ministrit Lluka, konsideron se përmes këtyre veprimeve ky resor bllokon ekonominë e vendit dhe të investimeve direkte, në të njëjtën kohë është duke i rrezikuar edhe investimet e kompanive ndërkombëtare gjigante siç është kompania gjermane WPD e cila është lidere në zhvillimin e projekteve në energjisë së erës.

Përveç tjerash, këto veprimeve gjithashtu janë duke i rrezikuar edhe investimet e planifikuara nga ana e kompanive vendore e që përgjegjësia kryesore në stagnimin e zhvillimit të projekteve të Energjisë së Ripërtëritshme dhe dështimit të shtetit të Kosovës në përmbushjen e obligimeve, të përcaktuara me Direktivën e BE Nr. 2009/2, sipas legjislacionit të komunitetit të Energjisë i bie resorit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

SHERK edhe në punëtorinë e mbajtur me datë 22 mars 2019 – Zhvillimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë –Zbatimi dhe Sfidat, ka potencuar objektivat dhe gatishmërinë në realizimin edhe të projekteve tjera që janë në procese të ndryshme, dhe gjithashtu ka paraqitur edhe brengat rreth Autorizimeve Preliminare që janë kualifikuar nga ZRRE-ja, dhe janë “në pritje” për tu pranuar në Skemën Mbështetëse.

Zhvilluesit e projekteve që janë “në pritje”, kanë bërë shpenzime të mëdha në studime, në blerjen e pronave, marrjen me qira të pronave private dhe publike nga ana e Agjencionit të Pyjeve, në studime të matjeve të erës, hartimin e studimeve të Vlerësime të Ndikimit në Mjedis, në Marrjen e Marrëveshjes për kyçje në Rrjet dhe një mori leje e pëlqime në institucione të ndryshme Lokale e qendrore për realizimin e projekteve finale të zbatimit duke paguar qindra mijëra euro taksa dhe shpenzime për ekspertë të ndryshëm të fushave, dhe të bazë të këtyre janë pajisur nga Bordi i ZRRE me autorizime preliminare për tu pranuar në skemën mbështetëse.

SHERK vlerëson se Ligji për Energjisë, Nr. 05/L-081 ka përcaktuar se për zbatimin e politikave të BRE-ve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik cakton kuotat e energjisë se rinovueshme në harmoni me kërkesat e Direktivës për burimet e rinovushme, e kjo ka nënkuptuar që Kosova ka marrë obligime që deri në vitin 2020 duhet të plotësojë cakun e detyrueshëm prej 25% për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE. Ministria që udhëheq z. Lluka ka vetëm kompetencë të caktimit të kuotave, ndërsa procesi për autorizim dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese udhëhiqet nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë përmes Procedurës së Autorizimit dhe Rregullores për Skemën Mbështetëse, në pajtim me kushtet e Direktivave të BE-së.

Zhvilluesit e energjisë së rinovushme, që nga viti 2010 kanë ndërtuar më shumë se 70 MW dhe në proces të ndërtimit më shumë se 130 MW, sipas Regjistrit të ZRRE-së, dhe në faza të kompletimit të dokumentacioneve janë edhe më shumë se 300 MW.

Zhvilluesit e projekteve për tu përfshirë në Skemën Mbështetëse “në pritje”, u është dashur që t’i plotësojnë tërë dokumentacionin e nevojshëm që ata janë në skemën mbështetëse e që ju takon tarifa nxitëse dhe PPA-ja. Është dashur të bëjnë matje të Erës, studime të historikut të ujërrjedhave, ditëve me diell, për më shumë se 3 vjet, të përgatisim Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, të pajisen me Pëlqime Mjedisore nga MMPH, të lidhin kontrata për marrjen e tokave publike të Agjencionit Pyjor, të pronave komunale, me qira nga pronarë privat, duke filluar që nga data e aplikimit, të nënshkruajmë Marrëveshjet për Kyçje në Rrejt të KOSTT, të përgatisim edhe Projektin Final të Zbatimit, të lidhim marrëveshjet për bashkfinancim me partnerët tonë dhe me prodhuesit e Turbinave, ku të gjitha këto kanë një kosto qindra mijëra euro obligime financiare, ne si zhvillues të pajisur me Autorizime Preliminare pritjet pafund na shkaktojnë dëmet konsiderueshme financiare.

Shqetësimet tona do ti adresojmë edhe në institucionet relevante në Kosovë dhe jashtë saj, me theks të veçantë ne do ti drejtohemi edhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për ti paraqitur shqetësimet tona sepse dëmet e shkaktuara nga pritjet janë shumë të mëdha.

Po ashtu kundërshtojmë dhe është opinion i yni se çdo ndryshim me akt nënligjor në dëm të zhvilluesve të projekteve që janë në skemën pritëse të ZRRE, është jo-real dhe kundërligjor-ligjor, dhe në rast se nuk veprohet në pajtim me legjislacion aktual në fuqi, do të detyrohemi t’i drejtohemi gjykatave kompetente për kompenzim të dëmit material, dhe çdo ndryshim me akte nënligjore në dëm të aplikuesve dhe zhvilluesve që kanë autorizime preliminare sipas kronologjisë së vendimeve dhe Rregullës për skemën mbështetëse të ZRRE-së, do ti kërkojmë Gjykatës Kushtetuese mbrojtje të ligjshmërisë.

për fund, kërkojmë nga minsitri Lluka, që në pajtim me legjislacionin aktual në fuqi, për caqet aktuale të hedh ne diskutim publik riorganizimin e caqeve nga BRE, Ujore, të Erës dhe Solare, dhe të mbeten në fuqi skemat aktuale të mbështetjes.