Mërgimtarët shpenzuan 630 milionë euro në pushimet që bënë në Kosovë

Euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Femi Mehmeti ka parashikuar një rritje ekonomike prej 6.6 për qind.

Masat për parandalimin e Covid-19 gjatë vitit 2020 kishin ndikuar mjaft në Ekonominë e Kosovës duke shkaktuar një rënie prej tre për qind, mirëpo viti 2021 parashihet të jetë më i mbarë ekonomikisht sipas Mehmetit:” Relaksimi i masave që ndodhen gjatë vitit 2021, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet nga vijnë diaspora, bëri që të kemi një rritje ekonomike në vend”.

Reklama e sponzorizuar

Një sasi të konsiderueshme parash kanë shpenzuar dhe mërgimtarët,;” Me të dhënat e korrikut, që i kemi ne në dispozicion shënojnë 630 milionë euro apo me një rritje nëse e krahasojmë mbi baza vjetore del të jetë 140 për qind. Por, edhe nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje rreth 7 për qind”.

Kurse një rritje prej 24 për qind kanë shënuar edhe remitencat nga bashkatdhetarët. /klankosova