Dhënia e më shumë parave për energji, sipas ekonomistëve, mund të zvogëlojë shpenzimet e tjera dhe të ngadalësojë rinkuperimin pas pandemisë në Evropë, e ndikuar shumë nga shpenzimet në rritje në amvisëri.
Çmimet e larta të gazit dhe të energjisë elektrike, vlerësojnë ekonomistët, do të nxisin edhe më shumë inflacionin në Evropë, do të rrezikojnë llogaritë dhe faturat shtëpiake dhe besimin e konsumatorëve si dhe rikuperimin ekonomik pas pandemisë.
“Çmimet e gazit natyror tashmë kanë arritur vlera rekorde në Evropë në prag të kërkesave në rritje për sezonin e dimrit, dhe për këtë shkak në muajit në vijim këto çmime mund të rriten edhe më”, ka thënë për Bloomberg, Stacey Morris, drejtoreshë e hulumtimeve në Alerian në Dallas.
Duke u bazuar në zhvillimet te prodhuesi më i madh evropian i gazit natyror, Equinor-i norvegjez, çmimet e larta të energjisë mund të vazhdojnë deri më 2022.
Rritja e çmimeve energjetike “ do të shpejtojë inflacionin e përgjithshëm në eurozonë”, ka thënë Daniel Krall, ekonomist në Oxford Economics Institut. /Buletini Ekonomik/









