Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar qytetarët se ka hapur për diskutim publik Projektligjin për Pyjet.
Nga ministria thonë se qëllimi i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe tokave pyjore si resurse me interes të përgjithshëm.
“Në këtë vegëz https://bit.ly/3D2LfDl mund të ofroni kontributin tuaj”, thuhet në njoftim.
Ky Ligj pritet të rregullojë planifikimin, mbrojtjen, silvikulturën, shfrytëzimin e produkteve drunore dhe jo drunore, pronësinë, shpronësimin, përgjegjësinë organizative dhe detyrat e institucioneve pyjore, financimin publik, hulumtimet ne pylltarinë, mbikëqyrjen, inspektimin si dhe sanksionet. /Buletini Ekonomik/









