Konsumatorët në Zvicër mund të përballen me një Krishtlindje të kufizuar këtë vit, të paktën sa u përket dhuratave, transmeton albinfo.ch.
Digitec Galaxus, Migros dhe Manor thonë se klientët mund të kenë probleme në gjetjen e artikujve të caktuar gjatë sezonit të festave për shkak të problemeve të shpërndarjes të lidhura me Covid nga Kina.
Produkte të tilla, si fshesat me korrent, makinat e kafesë, printerët, monitorët e foshnjave dhe konzollat e lojërave janë ndër produktet që mund të mungojnë në rafte.
Sa u përket shitësve me pakicë më të madh të Zvicrës, Migros, ajo po përballet me vonesa të shpërndarjes në sektorin e shtëpisë, lodra dhe tekstile. Filiali Migros SportXX po pret gjithashtu mungesë biçikletash e shumë produkteve të tjera. /Albinfo.ch