Bëhet ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

Ministri ka thënë se po ashtu e kanë korrigjuar rastin e pezullimit të pensioneve për disa pensionerë.

 

“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi. Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor”, ka theksuar ai.

Reklama e sponzorizuar