Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt-rregulloren, e cila iu mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa dorëzuar vërtetimin për pagesën e tatimit në pronë.
Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do ta mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumë të të veturave në vend. /Buletini Ekonomik/









