Sipas të dhënave të cilat qarkullojnë nëpër statistika të institucioneve evropiane dhe botërore, çmimi i grurit nga Rusia javën e kaluar ka shënuar ngritje 3 për qind dhe ka arritur në 316 dollarë për një tonelatë, që është çmimi më i lartë që nga viti 2012, transmeton sajti “Sovekom” përcjell Buletini Ekonomik.
Sa i përket grurit amerikan ai për 1 javë është shtrenjtuar poashtu për 3 për qind dhe ka arritur çmimin 277 dollarë për tonelatë.
Franca e shet grurin 280 euro për një tonelatë./Buletini Ekonomik/









