Shqipëria ka rritur eksportin në Kosovë për 20 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Por, prodhuesit kosovarë kanë arritur të eksportojnë vetëm 1 milion euro më tepër të produkteve të tyre në tregun shqiptarë, raporton KTV.
Kjo, sipas përfaqësuesve të prodhuesve vendorë, tregon se politikanët shqiptarë asnjëherë nuk kanë ndërmarrë masa për t’ua bërë më të lehtë qasjen në tregun e Shqipërisë produkteve kosovare.
Astrit Panxha, nga Klubi i Prodhuesve ka thënë se Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë që ka barriera tregtare ndaj Kosovës.
Për këtë shkak, ata kanë paralajmëruar se në shenjë proteste, do të mbyllet kufiri për 1 ditë në sezonin e verës.
U kërkua që marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë gjatë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, të respektohen.