Blloku B2 në riparim, A4-shi në “pushim”

Termocentrali Kosova B- Buletini Ekonomik

Pos bllokut B1, në të cilën kanë filluar riparimet e detajuara të turbinës, KEK-u gjatë muajit maj, përkohësisht, e ka tërhequr nga prodhimi (e ka vendosë në “pushim” edhe bllokun A4, me kapacitet 130 megavatësh, pasi që, siç kanë vlerësuar në KEK, prodhimi aktual në njësitë e tjera që gjenden në operim, është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e zvogëluara ndjeshëm të konsumit të Kosovës me energji elektrike.

Buletini Ekonomik

Është evidente se me arritjen e ditëve të ngrohta edhe në Kosovë, që karakterizohet me klimë kryesisht kontinentale, ka rënë ndjeshëm konsumi i energjisë elektrike. Konsumimi i “reduktuar” shumë i rrymës që nga prilli, e sidomos që nga fillimi i majit, ka bërë që megjithë tërheqjen e bllokut B1 të Kosovës B nga prodhimi për shkak të punëve remontuese të planifikuara në turbinën e kësaj njësie, të mjaftojë rryma e prodhuar në njësitë e tjera për të plotësuar nevojat e vendit.

Reklama e sponzorizuar

Me fillimin e punës në A 5-shin, ndërkohë pos bllokut B1, në të cilën kanë filluar riparimet e detajuara të turbinës (medernizimi i këtij stabilimenti), KEK-u gjatë muajit maj, përkohësisht, e ka tërhequr nga prodhimi (e ka vendosë në “pushim” edhe bllokun A4, me kapacitet 130 megavatësh, pasi që, siç kanë vlerësuar në KEK, prodhimi aktual në njësitë e tjera që gjenden në operim, ka mjaftuar për të plotësuar nevojat e konsumit të Kosovës me energji elektrike.

Më konkretisht: Prodhimi nga B 2 i termocentraleve Kosova B (260 megavatë-orë) dhe nga A 3 (130 megavatë) e A 5 (130 megavatë) dhe dhjetra megavatë nga kapacitetet e energjisë së rinovueshme (në raste edhe 100 megavatë-orë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme, (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës), pak a shumë është thuaja se i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e konsumit të zvogëluar ndjeshëm karahasuar me periudhën dimërore.

Sipas të dhënave të distribucionit të vendit, konsumi këtyre ditëve sillet 600-650 megavatë-orë, që është pak a shumë i barabartë me rrymën e prodhuar këtyre ditëve në stabilimentet e angazhuara aktualisht.

Në KEK, tërheqjen nga prodhimi të bllokut A 4 (130 megavatë), përkundër gjendjes së mirë teknike të këtij blloku, e arsyetojnë me faktin se këtyre ditëve konsumi i vendit nuk kishte nevojë edhe për sasinë sa prodhon njësia A 4, ndërsa në anën tjetër, siç theksojnë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në këtë kohë nuk është shumë e leverdishme për të prodhuar për eksport të rrymës, për shkak të çmimeve shumë të ulëta të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve, më e levërdishme ishte të tërhiqet fare A 4-shi nga prodhimi, se sa të prodhonte dhe të eksportohej rrymë me kosto më të ulët se sa që kushton prodhimi i sasisë së eksportuar. Në raste të nevojave eventuale shtesë që mund të jenë fare në sasi të vogëla, janë marrë masa për të siguruar këtë energji nëpërmjet huazimeve të ndryshme. Sipas një llogarie të thjeshtë po del, që edhe pse jashtë prodhimit aktualisht gjenden gati gjysëma e termocentraleve të KEK-ut (B 1 dhe A4, ndërsa në prodhim gjenden B 2 dhe A3 e A5) situata elektroenergjetike në Kosovë, nga fillimi i majit, qëkur është rikthyer në prodhim blloku A5 i termocentraleve Kosova A, është relativisht stabile, sado që aktualisht nga termocentralet e vendit prodhohet ndjeshëm më pak rrymë se sa në sezonin e dimrit.

Stabilitetin relativ elektroenergjetik në vend e bënë të mundshëm, gjithsesi, rënia e madhe e konsumit të energjisë elektrike në këtë muaj. Blloqet e Kosovës A, A3, dhe A5 kanë kapacitetin prodhues diku rreth 130 megavatë-orë, që do të thotë se sot bashkarisht i kanë dhënë sistemit elektroenergjetik të Kosovës, diku rreth 260 megavatë, ndërsa njësia B2 që është në punë nga Kosova B, ka kapacitet diku rreth 260 megavatë.

Dhe, bashkarisht të gjitha termocentralet e KEK-ut, që aktualisht janë në punë, prodhojnë 520 megavatë. Kësaj sasie duhet shtuar edhe energjia elektrike nga impiantet e rinovueshme, të akceptuara më lartë./Buletini Ekonomik