Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shkurtar kohën që është në dispozicion për bizneset në rastin kur aplikojnë për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Tash kjo është e mundur në më pak se 30 ditë, thuhet në një njoftim të USAID-it në Kosovë në faqen e tyre në facebook.
Në njoftim thuhet se ATK ka punuar në mënyrë efikase për të përmirësuar proceset duke u mundësuar kështu tatimpaguesve që të investojnë paratë e tyre në biznesin e tyre në rritje.
“Këto reforma janë të lavdërueshme dhe janë shënuar në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Ofrimi i shërbimit të mirë ndaj klientit ndërton besimin dhe besimin e qytetarëve dhe rrit profesionalizmin”, thuhet në njoftimin e USAID. /Buletini Ekonomik/