Trazirat ekonomike nё Turqi rrisin dёshpёrimin dhe inflacionin

Lira turke

Lulёzimi ekonomik prej dy dekadash qё ngriti nivelin e jetesёs tё shumё turqve, duke i bёrё ata pjesё tё klasёs sё mesme, po fillon tё zhbёhet prej kёrcёnimeve tё krizёs sё monedhёs, e cila i ka dёrguar njerёzit nё pikёn qё tё mbajnё radhё pёr tё marrё bukё tё subvencionuar, ka ulur konsumin e mishit dhe ka bёrё shumёkёnd tё largohet pёr njё jetё mё tё mirё nё Europё.

Lira turke ka humbur plot 45% tё vlerёs sё saj kёtё vit, duke i bёrё kёshtu turqit e zakonshёm mё tё varfёr. Rritjet e ҫmimeve tё produkteve tё konsumit, tё cilat erdhёn si pasojё e periudhёs sё pandemisё dhe kanё dёmtuar ekonomitё e shumё vendeve nё botё, kanё shkuar nё stratosferё nё Turqi, ku inflacioni ka kaluar shifrёn 21%. Njerёzit po vrapojnё pёr tё kёmbyer pagat e tyre, tё cilat janё nё rёnie tё vazhdueshme, nё dollarё dhe flori. Ata po hanё mё pak, si dhe e kanё gjithmonё e mё tё vёshtirё tё gjejnё produkte importi, duke pёrfshirё ilaҫet.

Kjo krizё rrjedh kryesisht nga vetё politikat ekonomike tё Presidentit Recep Tayyip Erdogan, thonё ekonomistёt brenda dhe jashtё Turqisё. Pas gati dy dekadash nё pushtet, z. Erdogan ka larguar pothuajse tё gjithё ekspertёt ekonomikё tё administratёs, tё cilёt i kanё dalё kundra ideve tё tij tё paprecedenta. Kjo gjё e ka orientuar ekonominё e vendit nё njё rrugё tё cilёn shumё pak, pёr tё mos thёnё asnjё ekonomi e pёrmasave tё asaj tё Turqisё, e kanё kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Pas shumё viteve gjatё tё cilave ai ka dobёsuar institucionet turke dhe ka pёrqendruar pushtetin, z. Erdogan tashmё ka marrё njё kontroll shumё tё madh tё ekonomisё, me askёnd brenda qeverisё qё mund ta kundёrshtojё, thonё ish zyrtarё turq.

Z.Erdogan ka pasur sukses nё presionin qё i ka bёrё bankёs qendrore pёr tё ulur normat e interesit, pavarёsisht rritjes sё shpejtё tё inflacionit. Normalisht, bankat qendrore i rrisin normat pёr tё inkurajuar kursimet, pёr tё dekujuar huamarrjen dhe pёr tё ngadalёsuar inflacionin. Por z. Erdogan ka kёrkuar uljen e normave tё interesit dhe ia ka vёnё fajin interesave tё huaja pёr rritjen e kostove.

Turqia, njё ekonomi e G-20 dhe lider mes tregjeve nё zhvillim, ёshtё njё aleate e Organizatёs sё Traktatit tё Atlantikut tё Veriut dhe njё partnere kyҫe e sigurisё pёr SHBA. Mungesa e stabilitetit financiar aty mund tё japi goditjet e veta edhe nё Lindjen e Mesme. Ajo mund tё kёrcёnonte gjithashtu ambiciet e Ankarasё pёr t’u bёrё njё fuqi ndёrmjetёse nё rajon, ku ajo ka qenё njё kundёrpeshё pёr Rusinё duke ndёrhyrё nё konfliktet nё Libi, Siri dhe Irak.

Lira e cila ёshtё nё rёnie tё vazhdueshme, ka nxitur gjithashtu shqetёsime qё kriza mund tё pёrshkallёzohet nё njё paqёndrueshmёri financiare akoma mё tё madhe, me shumё ekonomistё qё paralajmёrojnё pёr njё rrezik tё panikut bankar ose tё krizёs sё kredive. Ky ёshtё testi mё serioz me tё cilin institucionet financiare turke janё pёrballur prej dekadash, sipas bankierёve dhe ish zyrtarёve turq.

Z. Erdogan dhe zyrtarё tё tjerё tё administratёs turke kanё insistuar se luhatjet e lirёs janё tё pёrkohshme dhe janё pjesё e njё strategjie afatgjatё pёr tё inkurajuar eksportet dhe pёr tё transformuar ekonominё turke, duke vёnё fokusin nё industrinё prodhuese. Z. Erdogan ia ka vёnё fajin e krizёs ndёrhyrjeve tё huaja, ndёrsa disa zyrtarё nga partia e presidentit i kanё bёrё thirrje popullit turk qё tё hajё mё pak, duke sakrifikuar kёshtu pёr tё mirёn e vendit.

“Ajo qё ju e quani si norma e monedhёs, rritet sot e bie nesёr,” tha z. Erdogan mё 1 dhjetor. “Ajo qё ju e quani inflacion, rritet sot e bie nesёr. Prodhimi dhe punёsimi mbeten pёrgjithmonё.” Zyra e presidentit nuk iu pёrgjigj kёrkesёs pёr koment.

Vendi ka vuajtur nga problemet e borxhit dhe tё monedhёs nё vitet e fundit, por kriza aktuale ndryshon nga tё kaluarat sepse askush nuk ka mbetur nё qeveri pёr tё kundёrshtuar z. Erdogan nё politikat e tij tё paprecedenta – duke pёrfshirё kёtu uljen e normave tё interesit pavarёsisht inflacionit nё rritje.

Ish Ministri i Financave, Lufti Elvan, person qё shihej nga zyrtarёt dhe analistёt si zёri i fundit i ekonomistёve profesionist nё kabinet, dha dorёheqjen tё enjten dhe u zёvendёsua nga njё besnik i Erdogan.

“Ai nuk e kupton ekonominё dhe as njerёzit pёrreth tij nuk e kuptojnё ekonominё,” tha ish kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili njёherё e njё kohё ka qenё aleati i z. Erdogan. “Ai ёshtё nё njё planet tjetёr, nё njё univers tjetёr.”

Zhvlerёsimi i liras po shton pakёnaqёsinё mes klasёs punёtorё dhe tё mesme turke, shtresa kёto qё pёrbёjnё shtyllёn kurrizore tё mbёshtetёsve tё z. Erdogan dhe tё Partisё sё tij pёr Drejtёsi dhe Zhvillim (AKP). Pas disa vitesh gjatё tё cilave ai i ka mbijetuar njё grushti shteti ushtarak dhe e ka futur Turqinё nё luftёra dhe destabilitet nё Lindjen e Mesme, z. Erdogan tani rrezikon njё revoltё nga vetё baza e tij politike.

Kolapsi i monedhёs ndezi protesta gjatё fundit tё nёntorit nё qytetet kryesore tё Turqisё, me turma demonstruesish qё kёrkonin dorёheqjen e z. Erdogan. Forcat e policisё bllokuan shumё rrugё nё Stamboll. Dy figura kryesore tё opozitёs, duke pёrfshirё z. Davutoglu, e kanё akuzuar presidentin turk pёr tradhёti. Policia ndaloi mё shumё se 60 persona gjatё protestave nё shumё prej lagjeve tё Stambollit, sipas njё shoqate lokale tё avokatёve.

“Ne dikur gatuanim mish pёrditё. Tani e bёjmё vetёm njё herё nё javё,” tha Mayram Atalay, njё punёtore 58 vjeҫare nё njё mensё dreke nё Kasimpasha, lagjja e Stambollit ku ёshtё rritur edhe z. Erdogan. “Ne gjithmonё kemi votuar pёr AKP. Tani ёshtё koha pёr tё provuar dikё tjetёr.”

Mё herёt nё karrierёn e tij politike, z. Erdogan dha kontributin e tij duke e bёrё Turqinё njё nga ekonomitё me rritjen mё tё shpejtё nё botё, si dhe shtoi ndjeshёm shtresёn e mesme tё vendit. Si kryebashkiak i Stambollit nё vitet 1990, ai solli ujё tё rrjedhshёm dhe sistemin e grumbullimit tё mbetjeve nё lagjet e varfra tё qytetit, duke ndihmuar kёshtu nё rikthimin e statusit tё Stambollit si njё qendёr globale e turizmit dhe tregtisё.

Pasi u bё kryeministёr nё vitin 2003, z. Erdogan dhe disa qeveri radhazi tё drejtuara nga AKP aktivizuan ekonominё e Turqisё, me investime nё rrugё, aeroporte dhe vepra tё tjera infrastrukturore. Ankaraja mori me miliarda dollarё fonde nga Fondi Monetar Ndёrkombёtar pёr tё modernizuar ekonominё e saj, duke furnizuar kёshtu njё lulёzim ekonomik qё e renditi Turqinё si ekonomia e 16-tё mё e madhe nё botё nё vitin 2014.

Nё harkun kohor tё njё dekade, Turqia u bё njё vend i shtresёs sё mesme. Mё shumё turq blenё makina dhe shtёpi, si dhe filluan tё kalonin pushimet e tyre nё Paris e Romё. Turizmi u rrit katёrfish. Nё vitin 2013, ekonomia e Turqisё ishte mё tepёr se katёr herё mё e madhe krahasuar me pёrmasat qё kishte nё vitin 2002.

Z.Erdogan ka pasur njё dёshirё pёr normat e ulёta tё interesit qё kur u bё kryeministёr nё vitin 2003, e motivuar kjo pjesёrisht nga dёshira e tij pёr tё stimuluar ekonominё dhe pjesёrisht nga besimi i tij fetar. Si njё mysliman i devotshёm dhe njё avokat i rolit mё tё madh tё besimit fetar nё shoqёri, ai ka cituar njё ndalesё islamike pёr kamatёn si argument pёr uljen e normave.

Pёr pjesёn mё tё madhe tё kohёs nё pushtet tё z. Erdogan, kabineti i tij, kёshilltarёt dhe burokratёt turq e mbajtёn nё kontroll dёshirёn e tij pёr norma mё tё ulёta. Pёr mё shumё se njё dekadё, ai ishte i rrethuar nga teknokratё dhe anёtarё tё tjerё tё partisё sё tij tё cilёt e kuptonin qё bankat qendrore i rrisin normat pёr tё luftuar inflacionin dhe i ulin ato kur inflacioni ёshtё nё kontroll.

“Ishte shumё e thjeshtё,” kujton Sureyya Serdengecti, guvernator i bankёs qendrore nga viti 2001 nё 2006. “Ai do tё kёrkonte publikisht ulje tё normave tё interesit. Unё nuk do tё thoja gjё dhe si pёrfundim, ne nuk do t’i ulnim normat e interesit.”

Me kalimin e viteve, rrethi i tij i kёshilltarёve u ngushtua. Liderat e AKP u larguan pas pёrplasjeve me tё mbi ҫёshtjet ekonomike dhe kthesёn gjithmonё e mё autoritare qё mori qeverisja e tij.

Rritja e kontrollit tё z. Erdogan mbi ekonominё pasqyroi pushtetin e tij nё zgjerim brenda shtetit turk. Autoritetet burgosёn kundёrshtarёt e tij politikё dhe policia goditi fizikisht dhe sulmoi me gaz lotsjellёs protestuesit antiqeveritarё nё vitin 2013. Shtrёngimet u bёnё edhe mё tё forta pasi z. Erdogan i mbijetoi tentativёs pёr njё grusht shteti ushtarak nё vitin 2016 dhe pasi fitoi referendumin e vitit 2017, i cili zёvendёsoi sistemin paralementar tё Turqisё me njё sistem qё dominohet nga presidenti.

Por pavarёsisht kёtyre, pёr vite me radhё, institucionet turke i rezistuan ideve ekonomike tё paprecedenta tё z. Erdogan. Nё vitin 2018, kur monedha e Turqisё ishte nё kolaps pёr shkak tё krizёs sё marrёdhёnieve me administratёn Trump, banka qendrore nuk i mori parasysh thirrjet e z. Erdogan pёr norma mё tё ulёta interesi.

Deri vitin e fundit, Turqia kishte njё guvernator tё bankёs qendrore, Naci Agbal, i cili i rezistoi presionit tё qeverisё dhe i rriti normat nё njё pёrpjekje pёr tё kontrolluar inflacionin. Nё mars, z. Erdogan e shkarkoi z. Agbal, duke e zёvendёsuar atё me njё zyrtar tё AKP i cili kishte shkruajtur nё mbёshtetje tё politikave monetare tё presidentit. Ishte hera e tretё nё vetёm dy vite qё ai kishte shkarkuar kreun e bankёs qendrore.

Edhe pas shkarkimit tё z. Agbal, banka i rezistoi uljes sё normave tё interesit pёr disa muaj, ndёrkohё qё inflacioni vazhdonte tё rritej. Banka filloi tё ulte normat e interesit nё shtator. Nё tetor, z. Erdogan shkarkoi dy anёtarё tё Komitetit fuqiplotё tё Politikave Monetare tё bankёs qendrore, duke rrёzuar kёshtu edhe tё mbeturit e fundit qё pengonin rrugёn e politikave tё tij. Njё ulje akoma mё e madhe e normave pasoi nё tetor.

“Kёtё herё, njerёzit mund ta shohin,” tha Ibrahim Canakci, ish nёnsekretar i thesarit tё Turqisё dhe ish zyrtar i FMN dhe Bankёs Botёrore. “Tё gjitha institucionet, tё gjithё burokratёt, tё gjithё ministrat janё nёn urdhrat e tij. Ai nuk ka mё se kё tё fajёsojё.”

Nё nёntor, banka qendrore i uli normat e interesit pёr herё tё tretё, pavarёsisht inflacionit qё kapi nivelin 21% atё muaj. Nё njё fjalim pak ditё mё pas, z. Erdogan e mbёshteti politikёn e tij, duke thёnё se Turqia po bёnte njё “luftё ekonomike pёr pavarёsi”.

Ky fjalim u bё shkas i njё shitjeje tё madhe tё liras nga investitorёt mё 23 nёntor, duke shkaktuar kёshtu rёnien e dytё mё tё thellё nё histori brenda vetёm njё dite tё monedhёs turke. Pёr turqit e shtresёs sё mesme, goditja e monedhёs e pёrkeqёsoi akoma mё tepёr fuqinё e tyre blerёse, e cila tashmё ishte nё ulje. Disa supermarkete racionuan sheqerin dhe miellin. Makinat u vendosёn nё radhё nёpёr pikat e karburanteve pёr tё blerё naftё pёrpara se ҫmimet tё rriteshin edhe mё shumё.

Suleiman Giray, njё shёrbyes ҫaji 45 vjeҫar nё njё dyqan nё lagjen Kasimpasha tё Stambollit, tha se ai e kishte mbёshtetur z. Erdogan si kryebashkiak kur solli sistemin e grumbullimit tё mbetjeve dhe shёrbime tё tjera nё zonёn e tyre qё pёrbёhej pёrgjithёsisht nga klasa punёtore. Tani, tha ai, i ishte dashur tё mos i jepte mё para xhepi tre fёmijёve tё tij, si dhe nuk mund t’i blinte mё libra shtesё qё ndihmonin me detyrat e tyre tё shkollёs. Familja nuk mund tё konsumonte mё mish. Ҫmimi qё ai paguante pёr ҫajin u rrit nga 120 lira pёr kilogram nё 190 lira. Paga e tij kishte mbetur njёlloj.

“Ne nuk mund tё bёjmё mё asgjё. Ne nuk kemi mё jetё sociale,” tha ai. “Kjo dikur ishte fortesa e Erdoganit. Tani, tё gjithё janё tё zemёruar.”

Brenda pallatit presidencial, kriza nuk e ka shqetёsuar presidentin apo kёshilltarёt e tij, sipas njerёzve qё dinё bisedat e tyre. Teksa lira ra mё 23 nёntor, nё tё njёjtёn ditё gjatё sё cilёs zemёrimi po zinete nё protestat nё rrugё, z. Erdogan u takua me ekipin e tij ekonomik.

“Nuk kishte tension, nuk kishte alarm,” tha njё zyrtar turk qё ishte prezent. “Ne i thamё presidentit tё njёjtёn gjё qё po ju themi juve. Nuk ka arsye pёr tё qenё tё shqetёsuar. Turqia nuk po kalon njё krizё tё monedhёs.”

Temel Karamollaoglu, lideri i partisё opozitare islamike turke, tha se ai i kishte ngritur shqetёsimet ekonomike tё turqve tё shtresёs sё mesme gjatё njё takimi me presidentin pёrpara uljes mё tё fundit tё normave tё interesit.

“Ai insiston qё nga pikёpamja ekonomike, situata nё Turqi nuk ёshtё aq keq sa ҫ’mendojmё ne,” tha z. Karamollaoglu. “Unё i thashё qё papunёsia nё Turqi ёshtё njё problem. Ai nuk mendon kёshtu. Unё i thashё qё punonjёsit e shёrbimit civil dhe ata tё punёve tё rёndomta nuk kanё mundёsi tё pёrmbushin nevojat e tyre. Ai nuk mendon kёshtu.”

Ekonomistёt thonё se tё ardhurat e shumta qё Turqia pati gjatё dy dekadave tё fundit e kanё pёrgatitur atё pёr kёtё test tё ekonomisё sё saj dhe ka shenja qё institucionet e saj financiare mund tё jenё nё gjendje t’i rezistojnё presionit edhe pёr pak kohё. Njё rritje e fundit e turizmit dhe shtimi i eksporteve kanё dhёnё njё mbёshtetje pёr ekonominё nё tёrёsi, e cila mund tё parandalonte, tani pёr tani, njё krizё tё plotё ekonomike.

Erdogan dhe zyrtarё tё tjerё turq kanё thёnё se e mirёpresin zhvlerёsimin e liras, si njё mjet pёr tё inkurajuar njё ekonomi tё bazuar tek eksportet, tё ngjashme me atё tё Japonisё dhe Taivanit. Presidenti turk e ka parashtruar kёtё strategji si pjesё tё njё pёrpjekjeje mё tё madhe kundra vendeve perёndimore, tё cilat, siҫ ka thёnё ai, duan ta lёnё Turqinё prapa.

“Pavarёsisht se ҫfarё bёjnё ata, nuk do tё jenё nё gjendje qё tё na lёkundin ne nga ky program ekonomik i joni qё ka nё fokus prodhimin, punёsimin dhe bilancin tregtar,” tha z. Erdogan nё njё fjalim mё 26 nёntor.

Disa ekonomistё kanё thёnё se kjo strategji ka shumё gjasa tё dёshtojё, sepse inflacioni ka ushtruar presion mbi eksportuesit, tё cilёt tani duhet tё paguajnё mё shumё pёr energji dhe lёndё tё para. Eksportuesit turq janё ankuar se luhatjet e mёdha tё liras e kanё bёrё tё pamundur vendosjen e ҫmimeve.

Nёse z. Erdogan dёshiron njё monedhё mё tё dobёt pёr tё inkurajuar eksportet, kjo do tё pёrbёnte njё ndryshim nga strategjia e fundit e qeverisё, nё tё cilёn banka qendrore shpenzoi mё shumё se 165 miliard dollarё nё rezervat e huaja pёr mё pak se dy vite, pёr tё rritur vlerёn e liras. Nё dhjetor, banka qendrore tha se bёri dy ndёrhyrje tё ndryshme pёr tre ditё pёr tё ndaluar rёnien e liras, duke shitur monedhё tё huaj pavarёsisht nivelit tё ulёt tё rezervave, pёr tё cilat shumё analistё mendojnё se mund tё jenё nё balancё negative.

Bankat turke deri tani kanё mundur tё pёrballojnё krizёn e monedhёs. Por ekonomistёt janё tё shqetёsuar qё njё kolaps tjetёr i lirёs mund tё ҫojё nё panik bankar, ose Turqia mund tё mos jetё nё gjendje tё paguajё borxhin e saj tё jashtёm.

Njerёzit e zakonshёm tё Turqisё janё duke paguar pёr lojёn e kumarit tё z. Erdogan pёrmes faturave mё tё larta tё energjisё elektrike dhe shtrenjtimit tё ҫmimit tё ushqimeve. Nё njё studim tё bёrё nё tetor nga MetroPoll, njё firme turke lider nё sondazhe, mё shumё se 80% e publikut nё Turqi tha se qeveria po e menaxhonte keq ekonominё.

“Kёtё herё, po jetojmё njё tjetёr lloj krize,” tha z. Canakci, ish zyrtari i thesarit tё Turqisё. “Kjo ёshtё njё krizё e varfёrimit.”/The Wall Street Journal/