Qeveria e Norvegjisë, do tua lehtësojë barrën qytetarëve të vet, për llogaritë e shtrënjta të energjisë elektrike.
Siç transmetojnë mediat botërore, amvisëritë e këtij shteti do të fitojnë ndihmën e qeverisë për llogaritë theksueshëm të shtrënjta, duke ua paguar gjysmën e tyre, përkatësisht gjysmën e sasisë që kalon kufirin e 7.8 centë për kilovatë/orë KW/h.
Kjo masë lehtësuese, hynë në fuqi në këtë muaj dhe do të zgjasë deri në mars.
“Situata e jashtëzakonshme, kërkon masa të jashtëzakonshme”, ka thënë Kryeministri, Jonas Gar Steve, në një konferencë për gazetarë, të shtunën në Oslo, transmeton Jutarni List, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas qeverisë norvegjeze për këtë ndihmë të qytetarëve do të ndahën 560 milionë dollarë.
Norvegjia siç dihet është ndër shtetet më të pasura të botës kur shikohet BPV-ja për kokë banori dhe ajo për çdo norvegjez është 70 mijë dollarë në vit./Buletini Ekonomik/