Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të mërkurë pasi vijon edhe sot njësoj si një ditë më parë të blihet me 120.4 lekë dhe të shitet me 121 lekë.
Paundi britanik ka rikuperuar pikë nga humbja që pësoi ditën e djeshme duke u blerë sot me 141 lekë dhe duke u shitur me 141.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rrijte të lehtë të vlerës në raport me ditën e martë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 106.6 lekë dhe është shitur me 107.4 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar rënie të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 115.1 lekë dhe duke u shitur me 115.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/