Dollari amerikan ka regjistruar rënie të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 107 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës krahasuar me ditën e mërkurë pasi blihet sot me 141.5 lekë dhe shitet me 142.5 lekë.
Monedha europiane ka pësuar një rënie të vlerës krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 120.3 lekë dhe duke u shitur me 120.9 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka humbur pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje blihet sot me 115 lekë dhe shitet me 115.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/