Banka Botërore paralajmëron për recesion në Evropë

Banka Botërore

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass ka deklaruar se dobësimi i euros dhe inflacioni i lartë rrisin mundësinë e recesionit në Evropë.

Malpass në një fjalim që mbajti gjatë një aktiviteti në Universitetin “Stanford” tha se bota ndodhet përballë krizave që vijnë njëra pas tjetrës.

Reklama e sponzorizuar

“Rreziku më emergjent për botën në zhvillim është kthimi në një recesion global i ngadalësimit të mprehtë në rritjen globale”, tha Malpass cili shtoi se shumë vende që janë në zhvillim nuk kanë mundur të rikthehen në nivelin e të ardhurave kombëtare për kokë të periudhës para pandemisë.

Duke rikujtuar se ekonomia e SHBA-së u tkurr në dy tremujorët e parë të këtij viti, Malpass theksoi se edhe rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar në mënyrë të mprehtë për shkak të masave të karantinës së marrë kundër pandemisë COVID-19.

Ai tha se Evropa ndodhet përballë me rritjen e papritur në çmimet e energjisë për shkak të luftës që Rusia ka filluar në Ukrainë. “Dobësimi i euros dhe inflacioni i lartë ka rritur mundësinë e recesionit në Evropë dhe ka kufizuar edhe më shumë perspektivën e rritjes afatgjatë të Eurozonës”, tha Malpass.

Presidenti i Bankës Botërore tha se vendet në zhvillim ndodhen përballë rrezikut për vazhdimin edhe pas vitit 2023 të tendencave të tilla si inflacioni në ekonomitë e zhvilluara, ngadalësimi i rritjes, produktiviteti i ulët, konsumimi i burimeve globale të energjisë dhe normat e larta të interesit.

Malpass ka vënë në dukje se ulja e varësisë ndaj Rusisë në prodhimin e energjisë globale mund të marrë vite dhe se kjo mund të zgjasë rrezikun e stagflacionit ose periudhën e rritjes së ulët dhe inflacionit të lartë.