Kriza energjetike në vend do të vazhdojë së paku deri në fund të janarit 2022. Kështu ka bërë të ditur drejtori menaxhues i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili theksoi se nga data 20 janar 2022, mund të kthehet në funksion blloku “B2” i Kosovës B, për prodhimin e energjisë elektrike.
Krasniqi në një konferencë të përbashkët me ministren e Ekonomisë, ka thënë se KEK-u ka tri njësitë e “Kosovës A” në operim, ndërkaq te “Kosova B”, është në operim vetëm njëri bllok për shkak të avarisë.
“Tani për tani kur ne po flasim janë tri njësi të Kosovës A, të gjitha në operim pa probleme dhe sasia që ato prodhojnë është 390 MËh. Në TC Kosova B, vetëm Blloku ‘B1” është në operim dhe ai prodhon 260 MGWH energji elektrike. Te blloku “B2” e kemi avarinë e cila ende vazhdon që nga data 14 dhjetor. Jemi në proces dhe kemi marrë të gjitha masat që ta kthejmë sa më shpejt në operim. Mirëpo, prishja është e natyrës serioze. Ekziston një vlerësim preliminar, që ne presim që diku nga data 20 janar ‘B2” të kthehet në operim”, theksoi ai.