Ky është aplikacioni që mund ta shkarkoni për të parë orarin e reduktimeve

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë (KEDS) njofton të gjithë qytetarët se tani mund ta shkarkojnë aplikacionin eKesco përmes QR Code ku mund të pranojnë njoftimet në lidhje me kufizimet që janë duke ndodhur për shkak të krizës energjetike

Në njoftimin e tyre në facebook, KEDS tregon se në këtë platformë janë të regjistruar 100 mijë konsumatorë.

“Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, KEDS thotë se QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS dhe se ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet./Buletini Ekonomik/